UDHEZUES

UDHEZUES PER SIGURINE GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT

 

1. Si te mbroni kompjuterin tuaj

Lexoni me kujdes politikat e privatesise per faqet e Internetit te cilat i perdorni. Mbajini te gjitha programet kompjuterike (duke perfshire edhe browser-in tuaj) ne perditesim automatik. Keshillohet te mos ruhen ne browser username dhe password te adresave tuaja email apo kredenciale logimi ne sisteme te ndryshme. Perdorni programe kompjuterike si firewall, antivirus, antispam, antispyware, apo software te tjera per mbrojtjen e lundrimit tuaj ne rrjet. Programe te tilla me License nga prodhuesit garantojne mbrojtje shume te mire te pajisjeve tuaja qe perdorin internetin. Vendosni fjalekalime me karaktere dhe shkronja te vecanta per te mbrojtur lidhjen tuaj wireless ne shtepi. Instaloni update (perditesimet) e sistemit operativ Windows te quajtur ‘Windows Update’ i cili eshte nje sherbim qe ofron Microsoft dhe kjo e lejon kompjuterin tuaj te qendroje i perditesuar dhe larg kercenimeve te sigurise si viruse apo malware dhe komponenteve te tjera te demshme. Vizitoni faqen www.microsoft.com per te perditesuar sistemin operativ te kompjuterit tuaj. Microsoft njofton shpesh ne kompjuterin tuaj per software updates (rifreskime te programeve) qe jane projektuar per te zgjidhur kercenimet e sigurise dhe sugjerojme ti pranoni keto perditesime. Perdorues te sistemeve te tjera operative si Linux, Android, IOS, etj, duhet te vizitojne faqet e prodhuesve dhe zhvilluesve te keteyre sistemeve operative.

 

2. Mbroni te dhenat tuaja personale

Perpara se te vendosni te dhenat tuaja, shikoni per shenja te sigurise qe nje Web faqe mund te kete; Web https (“s”, e siguruar) dhe nje çeles te mbyllur afer. Asnjehere mos jepni te dhenat tuaja ne pergjigje te nje e-maili, etj. Publikoni sa me pak detaje qe iu identifikojne juve apo vendndodhjen tuaj. Kujdes! Mos publikoni online gjera per te cilat nuk deshironi te jene publike Informacion me te detajuar per mbrojtjen e te dhenave personale d te gjeni me poshte.

 

3. Mendoni perpara se te publikoni

Mendoni perpara se te bashkengjitni skedare a foto, apo te klikoni mbi nje link ne nje e-mail; ne qofte se ju nuk i njihni derguesit, ata mund te jene te rreme. Jini te kujdesshem kur klikoni link-e te ndryshme ne internet. Mos ndani me njerez te panjohur e-mail adresen tuaj private dhe mbajeni per vete fjalekalimin. Gjate plotesimit te formulareve te ndryshem plotesoni vetem fushat e kerkuara (ato te shenuara me yll *. Vertetoni se faqja e Internetit eshte e sigurt duke kerkuar shenja identifikuese; Mos publikoni identitetin tuaj kur luani lojera online, por perdorni nofka per veten tuaj (pseudonime);

 

4. Krijoni fjalekalim te forte dhe mbajeni ate te fshehte

Krijoni fjalekalim me te pakten tete karaktere (sa me i gjate, aq me i mire) dhe perfshini ne te germa te medha dhe te vogla, numra dhe simbole. Mos perdorni te njejtin fjalekalim kudo.

 

5. Mbroni veten nga mashtrimet nga e-maile te panjohura

Perpara se ti lexoni, shikoni me kujdes emertimet/titujt e emaileve qe merrni, sidomos ato me tituj “fitues”, mesazhet me shenime si “gabim”, mesazhe me gabime gramatikore, mesazhet me kerkesa per te dhenat tuaja personale, si numra llogarie, karte krediti, etj. Mendoni se jo gjithmone ajo qe duket shume e mire, eshte e tille.

 

6. Perdorimi i sigurt i rrjeteve sociale

Per t’u regjistruar dhe perdoru disa rrjete sociale, si psh “Facebook”, “Tweeter”, “Instagram”, etj, zakonisht kerkohet qe mosha e personit te jete mbi 13 vjeç. Shikoni per mundesine “Rregullo privatesine” ne rrjetet sociale, per te menaxhuar se cilet persona mund te shohin profilin tuaj. Kontrolloni se si njerezit mund t’ju kerkojne ne rrjet dhe te bejne komente. Gjithashtu, mesoni se si mund te bllokoni hyrjet e padeshiruara. Mos postoni çdo gje qe ju mendoni. Perzgjidhni me kujdes pranimin e miqve te rinj, si dhe rishikoni periodikisht se çfare miqte publikojne ne lidhje me ju.

 

MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE DHE PRIVATESISE GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT:

Zhvillimi i teknologjise se informacionit dhe te sistemeve elektronike ka sjelle rritjen e rendesise se te dhenave personale te pajtimtareve dhe kompania jone permbush te gjitha detyrimet per mbrojtjen e te dhenave personale qe rrjedhin nga kuadri ligjor dhe nenligjor ne fuqi.

 

PERKUFIZIME

“Te dhena personale” eshte çdo informacion ne lidhje me nje person, te identifikuar ose te identifikueshem, direkt ose indirekt, ne veçanti duke iu referuar nje numri identifikimi ose nje a me shume faktoreve te veçante per identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. “Perpunimi i te dhenave personale” eshte çdo veprim ose grup veprimesh, te cilat jane kryer mbi te dhenat personale, me mjete automatike ose jo, te tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, pershtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytezimi, transmetimi, shperndarja ose ndryshe duke vene ne dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotesimi, seleksionimi, bllokimi, asgjesimi ose shkaterrimi, edhe ne qofte se nuk jane te regjistruara ne nje banke te dhenash. “Te dhena sensitive” eshte çdo informacion per personin fizik, qe ka te beje me origjinen e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anetaresimin ne sindikata, besimin, fetar apo filozofik, denimin penal, si dhe te dhena per shendetin dhe jeten seksuale. “Te dhena per trafikun e komunikimeve” eshte çdo e dhene e perpunuar per qellime te transme-timit te komunikimeve ne nje rrjet te komunikimeve elektronike ose per qellime faturimi.

 

LLOJI I TE DHENAVE PERSONALE

Kompania jone do te marre nga pajtimtaret e tij te dhenat e parashikuara ne nenin 129 te Ligjit nr. 9918 te dates 19.05.2008 “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise”, emer, mbiemer, adrese, numri unik i identifikimit te subjektit (nese ka), numri fiks i telefonit, numrin e aksesit, adresa e postes elektronike si dhe çfaredolloj e dhene tjeter kontakti. Kompania jone nuk perpunon te dhena sensitive te percaktuara ne baze te nenit 3 te Ligjit Nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” i ndryshuar.

 

PERPUNIMI I TE DHENAVE PERSONALE

Mbrojtja e te dhenave personale garantohet me perpunimin ne menyre te ndershme, te drejte dhe te ligjshme te ketyre te dhenave nga kompania jone per permbushjen e detyrimeve kontraktuale apo ligjore te kompania jone qe rrjedhin prej Kontrates se Pajtimit nenshkruar mes paleve, si dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ndaj pajtimtareve. Kompania jone do te veproje vetem ne perputhje me parimet ligjore per perpunimin e te dhenave personale, siç jane parashikuar ne Ligjet nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”, i ndryshuar dhe nr. 9918, date 19.05.2008 “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, si dhe kuadrin rregullator perkates ne fuqi.

 

Aksesi dhe kerkesa per korrigjim dhe fshirje :

Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese qe te marre nga kompania jone:

 konfirmimin nese te dhenat personale po i perpunohen ose jo, informacion per qellimin e perpunimit, per kategorite e te dhenave te perpunuara dhe per marresit e kategorite e marresve, te cileve u perhapen te dhenat personale;

 ne nje forme te kuptueshme, te dhenat personale dhe informacionin e disponueshem per burimin e tyre;

 ne rastet e vendimeve automatike, informacion per logjiken e perfshire ne vendimmarrje.

Kompania jone brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje pajtimtarin mbi kerkesen e tij dhe informacioni per te dhenat komunikohet ne formen, ne te cilen ishin ne kohen kur eshte bere kerkesa. Ne rast se nuk i jepet informacioni, kompania jone duhet t’i shpjegoje pajtimtarit arsyet e mosdhenies se informacionit. Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e te dhenave kur konstaton se te dhenat e tij nuk jane te rregullta, te verteta, te plota, ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e Ligjit nr. 9887, date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” i ndryshuar. Kompania jone, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje Pajtimtarin per perpunimin e ligjshem te te dhenave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit ose fshirjes te te dhenave.

 

Pelqimi i pajtimtarit:

Perveç kur perpunimi i te dhenave kryhet ne permbushje te kritereve ligjore te parashikuara ne nenin 6 te Ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”, i ndryshuar, pelqimi i Pajtimtarit do te merret perpara se te dhenat e tij te perpunohen. Ky pelqim do te jete ne menyre te shprehur dhe sipas vullnetit te plote dhe te lire te Pajtimtarit. Pajtimtari ka te drejte te mos te jete pjese dhe te kundershtoje ne çdo kohe, ne menyre te thjeshte dhe pa pagese, perpunimin e te dhenave personale te tij per qellime te tregtimit te drejtperdrejte. Kompania jone do te marre pelqimin paraprak me shkrim te Pajtimtarit te cilit mund te jete e nevojshme ti perpunohen te dhenat personale per qellimin e mesiperm. Pajtimtari ka te drejte te terheqe pelqimin e tij per sa me siper. Ne rastin kur te dhenat personale do t’u perhapen paleve te treta konform kerkesave te ligjit 9887, kompania jone merr persiper qe Pajtimtari te jete i informuar per:

a) marresit e te dhenave dhe qellimin per te cilin perhapen;

b) te drejtat e Pajtimtarit te lartpermendura.

 

Perhapja e te dhenave personale tek te tretet:

Perhapja e te dhenave personale tek te tretet do te behet vetem ne perputhje me kuadrin ligjor dhe nenligjor ne fuqi per perpunimin e te dhenave personale, si dhe ne permbushje te detyrimeve kontraktuale te kompanise tone. Palet e treta jane te detyruar ligjerisht te ruajne konfidencialitetin dhe besuesshmerine e te dhenave personale te pajtimtareve. Kompania jone eshte i detyruar ligjerisht te beje te ditura te dhenat personale bazuar ne kerkesat e posaçme te organeve shteterore, perfshire ato te pushtetit gjyqesor dhe te ndjekjes penale, ne perputhje me dispozitat perkatese te legjislacionit shqiptar ne fuqi. Kompania jone do te ruaje dhe te administroje, per nje afat 2-vjeçar, skedaret e te dhenave te pajtimtareve. Te dhenat ne keta skedare ruhen sipas legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Keta skedare duhet t’u vihen ne dispozicion pa vonese, edhe ne forme elektronike, autoriteteve qe percakton Kodi i Procedures Penale, ne baze te kerkeses se tyre. Pergjimi i ligjshem i komunikimeve elektronike behet vetem nga autoritetet e ngarkuara me ligj, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, perkatesisht Nenin 131 te Ligjit nr. 9918, date 19.05.2008 “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar dhe Ligjin nr.9157, date 04.12.2003 “Per pergjimin e komunikimeve elektronike”. Kompania jone me anen e Serverave dhe Programeve te saj, me teknologji bashkekohore mbron dhe siguron fizikisht dhe elektronikisht fshehtesine dhe konfidencialitetin e te dhenave personale te pajtimtareve, si dhe merr cdo mase te nevojshme teknike per te ndaluar aksesin apo hyrjen ne sistemet e komunikimeve elektronike dhe te perpunimit te te dhenave personale nga persona te paautorizuar. Ne çdo rast, kompania jone do te informoje menjehere, Komisionerin per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjes se te Dhenave Personale, ne rast se dyshon apo njoftohet se eshte rrezikuar siguria e te dhenave personale te pajtimtareve. Kompania jone mund te mbledhe, perpunoje dhe perdore te dhenat mbi pajtimtaret kur te dhena te tilla jane direkt te percaktuara per ofrimin e sherbimeve te komunikimeve elektronike dhe/ose per te mbajtur nje funksionim normal te rrjetit dhe pajisjeve dhe zbulimin dhe ndjekjen sulmeve kibernetike apo fizike ndaj rrjetit te kompanise tone, sipas kerkesave te Kreut XI dhe ne vijim te ligjit nr. 9918 date 19.5.2008 “Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar.